
Mustafa: Dehari s’mund ta drejtojë më seancën
08 gusht 2025
| 15:56
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke iu referur Avni Deharit, ka thënë se “shkelësi i Kushtetutës nuk mund ta drejtojë më seancën konstituive”.
“Mendoj se një shkelës i Kushtetutës dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të drejtojë më tutje seancën konstituive”, ka thënë Mustafa.
Në deklaratën e dhënë për Indeksonline , Mustafa ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe i prerë.
“Akgjykimi është i qartë, tregon qartë se kush po i shfrytëzon votat e popullit për t’u përballur me Kushtetutën dhe kështu anuloi periudhën e talljes. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në qoftë se nuk konstituohet kuvendi brenda 30 ditëve”, ka thënë ai.