Mustafa: Dekreti i Osmanit ndër vendimet e rralla të qëlluara dhe të bazuara
06 mars 2026
| 13:08
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim i Osmanit ka ardhur pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.
Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe dekretin e nxjerrë nga Osmani ka folur për gazetën “Blic”, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se ky “është ndër vendimet e saj të rralla që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar”.
“Është ndër vendimet e saj të rralla, që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar. Duhet të ndërpritet tallja me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës” ka thënë Mustafa.



