Mustafa demanton Bislimin: Unë kam kërkuar dërgimin statutit të Asociacionit në Kushtetuese, jo Serbia

14 dhjetor 2023 | 12:20

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka demantuar kryenegociatorin e Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se në vitin 2015 Serbia ka kërkuar që statuti i Asociacionit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Mustafa ka bërë me dije se një gjë të tillë e ka kërkuar ai dhe ekipi i Kosovës në bisedime.

“Unë dhe ekipi i Kosovës kemi kërkuar dhe kemi vënë kusht që dekretin e qeverisë mbi miratimin e Statutit ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese dhe kur ajo konstaton se Statuti është në harmoni me Kushtetutën atëherë mund ti fillojnë procedurat për themelimin e Asociacionit”, ka thënë Mustafa për “Albanian Post”.

Mbrëmë në një intervistë për “RTK”-në, Bislimi ka dhënë një deklaratë të çuditshme, duke thënë se Serbia kishte kërkuar një gjë të tillë.

“Kërkesa që dokumenti i vitit 2015 të shkoi në Kushtetuese nuk ka qenë kërkesë e palës kosovare, ka qenë kërkesë e delegacionit të Serbisë. Sepse ata kanë thonë nuk ju besojmë politikanëve të Kosovës, por në atë moment që Gjykata Kushtetuese e thotë që është në rregull, ju duhet ta bëni gjithsesi. Është manipulim i opinionit kur Isa Mustafa thotë që unë e kam kërkuar nenin për ta dërguar në Kushtetuese. Në Bruksel në negociata më është thënë që këtë e ka kërkuar Serbia”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2022, kur në pistë zbritën makinat e reja…