Mustafa: Do të vazhdojë mbështetja për kultivuesit e frutave

03 korrik 2020 | 15:37

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa ka vizituar të premten kultivuesit e frutave, në komunën e Junikut, ku ka monitoruar nga afër plantacionet e qershive, boronicës si dhe plantazhët me lloje të ndryshme të mollës.

Me këtë rast, Mustafa ka thënë se do të vazhdojë t’i mbështesë kultivuesit e frutave.

“Kam parë nga afër veprimtaritë bujqësore që po bëhen në këtë sektor dhe gjendjen e kultivuesve të kësaj komune. Gjithashtu, jam i lumtur që 50 për qind e të punësuarave janë zonja të cilat me përkushtim të lartë sigurojnë fruta të freskët dhe cilësor për tryezat tona. Po ashtu, ja vlen të theksoj se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyre që të lehtësohet puna e tyre”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, kultivuesit kanë falënderuar ministrin Mustafa për vizitën, angazhimin dhe mbështetjen e tij. Ata kanë thënë se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) përmes aplikacionit “Zoom”, ka mbajtur…