Mustafa: Edhe kjo ndodhë, Sveçla të vendos për shkuarjen e deputetëve në Kuvend
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një vendimi të veçantë ua ka lejuar deputetëve të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku do të diskutohet për pakon emergjente të propozuar nga PDK-ja për të përballuar krizën që do të sjellë pandemia.
Sipas Mustafës, kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vihen mbi përfaqësuesit e popullit.
Postimi i plotë i Mustafës:
Edhe kjo ndodhë!
Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputetëve të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend.
Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!
Kësaj i vjen era diktaturë!.



