Mustafa – Emilija Rexhepit: Lexoje me kujdes letrën e LDK-së para se të hedhësh akuza të pabaza

06 maj 2025 | 21:39

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar Emilija Rexhepit, pasi kjo e fundit hodhi akuza të rënda mbi kryetarin e LDK-së, Lumir Addixhiku.

Sipas Rexhepit, Abdixhiku “përjashtoi nga Qeveria tranzicionale komunitetet pakicë”.

Por, Mustafa e publikoi letrën, duke e këshilluar Rexhepi të lexojë me kujdes para se të hedh akuza pa asnjë bazë.

“Emilija Rexhepi është mirë ta lexojë të gjithë letrën, ngadalë e me kujdes, para se të postojë akuza pa asnjë bazë.  Nuk hidhet posht rezoni për qefin e Albini”, ka thënë Mustafa.

“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, edhe nga përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues”, thuhet në letër të cilën e postoi Mustafa.

Reagimi i plotë:

Ndërsa, deputetja nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi e ka lexuar si njëetnike propozimin e Lumir Abdixhikut për Qeveri Nacionale Tranzitore – duke u lëshuar në vlerësime të rënda si “shovinist”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja politike, Shqipe Pantina thotë se reagimi i Abdixhikut ndaj…