Mustafa: Hera e parë që një parti del e para dhe nuk e bën qeverinë

25 nëntor 2025 | 07:49

Zhvillimet e fundit politike në vend kanë nxitur reagime të shumta, pasi Lëvizja Vetëvendosje – e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit doli partia më e votuar dhe mori dy herë mandatimin nga presidentja Vjosa Osmani – nuk arriti t’i sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë.

Për këtë situatë foli edhe anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, në emisionin Adresa, ku theksoi se një rast i tillë është i paprecedentë në historinë politike të Kosovës.

“Është hera e parë që një parti del e para dhe nuk e bën Qeverinë,” deklaroi Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev herët të martën, duke…