
Mustafa i LDK-së: Dje e kuptoi e gjithë Kosova se LV-ja i ka vetëm 52 vota
16 prill 2025
| 11:14
Deputeti dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar dështimin e seancës konstituive të së martës.
Ai përmes një shkrimi në “Facebook”, ka theksuar se Kosova dje e ka kuptuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka vetëm 52 vota e jo 61.
“52 nuk janë 61. Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se LV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e qeverisë”, ka thënë Mustafa.