Mustafa: Jam krenar që pata rastin të punojë me Haki Rugovën

09 mars 2022 | 13:32

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Rugova për vdekjen e ish-kryetarit të Istogut dhe ish-nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugova.

Ai ka thënë se është krenar që ka pasur rastin të punojë me Rugovën, duke e quajtur atë njëri të fjalë dhe punëtor të palodhshëm.

“Haki Rugova iku në amshim! Hakiu ynë, punëtori i palodhshëm,i sinqertë, i formuar e besnik u largua  për ta ndier  përherë mungesën e tij. Për shumë vite  mori besimin e istogasve për të drejtuar komunën e tyre. Ishte në krye të degës së LDK-së dhe nënkryetar i LDK-së  të Kosovës. Njeri i urtë, me mendim të thellë e të peshuar që përherë kërkonte rrugë të përbashkët por edhe i mbronte parimet, të cilat i ndërtoi dhe i ruajti me fanatizëm gjatë gjithë jetës së tij. Nuk u dorëzua asnjëherë para asnjë sfide. Ashtu siç nuk dorëzohen njerëzit e drejtë, të sakrificës, besnik e të  fjalës.  Jam krenar që pata rastin të punojë më te! Ishte njeri në kuptimin e plotë të fjalës.  Ngushëllime familjes së Haki Rugovës! Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që i qëndruan afër! Ngushëllime qytetarëve të Istogut e të Kosovës!”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas analizave të Institutit Amerikan të Luftës, një sulm i…