Mustafa: Jemi partia e parë në Kosovë

18 dhjetor 2017 | 17:32

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Haki Rugovën kanë folur në një konferencë për medie, pasi janë numëruar votat me kusht në Istog, të cilat e kanë nxjerrë fitues Haki Rugovën.

Mustafa ka thënë se fitorja e Istogut e konfirmon LDK-në partinë e parë, e cila ka grumbulluar 230 mijë vota në zgjedhjet lokale. “Sot jemi dëshmitarë se e konfirmuan fitoren e LDK-së dhe të kandidatit tonë në Istog. Përveç kësaj, ne në zgjedhjet lokale kemi dalë partia e parë qoftë me numër të votave për kryetar të komunës, me 230 mijë vota, qoftë për numrin e komunave. Në Istog kemi arritur t’i mposhtim të gjitha subjektet sepse nuk kemi reaguar vetëm me AAK-në, por me të gjitha subjektet e tjera”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka,…