Mustafa Kemal: Shqiptari Atatürk

10 shtator 2022 | 15:22

Shkruan: Daut Dauti

Të gjithë historianët seriozë pohojnë se Mustafa Kemal ka origjinë shqiptare. E vetmja dilemë është se, ishte shqiptarë nga njëri prind apo nga të dytë?

Në përkujtesën (Obituary) që u botua në ‘The Times’ me 11 nëntor 1939, me rastin e vdekjes së tij, thuhet se që të dy prindërit i kishte shqiptarë.

Dihet edhe fakti se Mustafa Kemal në Selanik sillej në rrethin dhe masonerinë e oficerëve shqiptarë. Por, pasi që nuk e kemi hulumtuar, nuk e dimë nëse Mustafa Kemal fliste shqip, sikur Enver Beu dhe Nijazi Beu, dy oficerët kryesorë të Revolucion Xhonturk në të cilin grup ishte edhe ai.

Por, ajo që dihet është se Mustafa Kemali ishte gjeni ushtarak dhe me ambicie politike. Atij nuk i interesonte çështja shqiptare. Prandaj, e zgjodhi një rrugë tjetër dhe u bë Atatürk – baba i turqëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FESTIVALI I SHFAQJEVE KAMERTALE "Risto Shishkov", edicioni i 30 STRUMICË 2022…