Mustafa kërkon mbështetjen e Britanisë në luftën kundër korrupsionit

16 gusht 2019 | 15:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, fillimisht O’Connelli e ka uruar Mustafën për mbylljen e procesit zgjedhor në LDK si dhe për rizgjedhjen në krye të kësaj partie.

Ndërsa, kryetari Mustafa e ka njoftuar ambasadorin O’Connell për qëndrimin e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike në Kosovë. Po ashtu, ai e ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar për mbështetjen dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në veçanti në luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, politik dhe arsimor.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë Agim Veliu, Ismet Beqiri, Besian Mustafa dhe Bajram Gecaj nga LDK-ja.

/Epoka e re/

Image may contain: 5 people, people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër fillon edicioni i ri në IPKO Superligën e Kosovës…