
Mustafa: Kriza politike është shkaktuar nga Kurti
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkaktimin e krizës politike.
Sipas tij, kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, qëllimisht nuk po pranon opsionet e partive të tjera për të dal nga kriza e shkaktuar nga ai.
“Opsionin që i ka dhënë Kushtetuta e Kosovës që të nominoj dhe t’i bëjë 61 vota për kandidatin e tyre për kryeparlamentar nuk e shfrytëzon. Idenë e LDK-së për të krijuar qeverinë e unitetit për të dal nga ky ngërç politik të krijuar nga LV-ja nuk e pranon. Pra, nuk e pranon asnjë ide dhe nuk e shfrytëzon asnjë mundësi që i jep kushtetuta për të nxjerrë vendin nga kjo krizë politike. LV-ja në njërën anë shkakton krizën politike dhe në anën tjetër nuk kërkon dhe nuk pranon asnjë zgjidhje për të dal nga kjo krizë politike”, ka thënë Mustafa për “RTV21”.