Mustafa: Kurti nuk i ka votat as për kryeparlamentar dhe as për qeveri
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Vetëvendosje qëllimisht është duke e zvarritur krijimin e institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë.
Në një intervistë për “RTV21”, Mustafa ka thënë se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij po bëjnë pazare me Listën Serbe, pasi sipas tij nuk i kanë votat.
“I vetëdijshëm kryetari i LV-së, Albin Kurti, se nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, pra kishte vetëm 52 nga 61 të nevojshme kishte vendosur që të zhegiste të gjitha procedurat duke mos dhënë dorëheqje ai dhe të gjithë ministrat e tij për të pamundësuar pastaj vazhdimin e procedurës. Ndërsa, në anën tjetër kur kuptoi se të gjitha mediet dhe e gjithë Kosova e kuptoi se në prapaskenë po diskutonin me 4 deputetë të Listës Serbe për të votuar qeverinë e ardhshme, atëherë vendosen që publikisht të dalin dhe të sulmojnë të gjitha partitë e tjera për dështimet e tyre”, ka thënë Mustafa.



