Mustafa: LDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve

14 shkurt 2021 | 23:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se LDK-ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve.

Mustafa ka thënë se LDK-ja do të bëjë ndryshimet e nevojshme që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.

“Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, në…