Mustafa: LDK-ja ka program të detajuar për nxjerrjen e Kosovës nga kriza energjetike

18 janar 2024 | 12:00

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka bërë me dije se kjo partia ka vizion të qartë për Kosovën.

Në seancën jashtëzakonshme parlamentare, ku është duke u diskutuar propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët, ai ka thënë se LDK-ja ka program të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë energjetike.

“LDK-ja ka një vizion të qartë për Kosovën dhe një program të detajuar për nxjerrjen e vendit nga kjo krizë energjetike. Ne do të ndërtojmë centralin me gaz amerikan me kapacitete prej 500 megavateve. Do të bëjmë gazifikimin e Kosovës me burim po asht gazin amerikan nga Greqia, duke kaluar përmes Shkupit drejt Hanit të Elezit e deri ne Mitrovicë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka…