
Mustafa: Masakra e Mejës është dëshmi e krimeve të Serbisë në Kosovë
27 prill 2019
| 09:34
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Mejës, ka thënë se kjo është një ditë për t’u frymëzuar dhe për të punuar më shumë për Kosovën.
Ai ka thënë se masakra e Mejës si dhe të gjitha masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës janë dëshmi e krimeve të Serbisë.
“Kjo ditë të mos jetë vetëm përkujtim i 377 viktimave të masakruara në Mejë por edhe një thirrje më shumë për zbardhjen dhe drejtësinë për të gjitha viktimat e luftës”, ka thënë Mustafa.
/Epoka e re/