Mustafa më shumë po e përdor shkopin për ta goditur Vjosën sesa për të ecur me të

21 prill 2020 | 09:05

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është tallur me shkopin të cilin Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e përdor për nevoja personale, për të ecur shkaku i sëmundjes nga e cila vuan.

Isa Mustafa vuan nga një sëmundje e rrallë që njihet si “Sindomi Gulian Barren”. Kjo sëmundje, siç kishte treguar vitin e kaluar kreu i LDK-së, i ka shkaktuar atij humbje të fuqisë së duarve dhe këmbëve.

Por, Albin Kurti është tallur me shkopin e Isa Mustafës. Ka thënë se lideri i LDK-së më shumë e përdor atë “për të goditur Vjosa Osmanin sesa për të ecur”.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së, qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitetet, do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani, nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për ta goditur zonjën Osmani sesa për të ecur me të”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje…