
Mustafa merr pjesë në takimin virtual të EPP-së, në kuadër të samitit të Zagrebit
06 maj 2020
| 12:35
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot me ftesë të presidentit të Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, do të merr pjesë në takim-videokonferencë, me liderët e EPP-së, organizuar nga kjo organizatë politike, në kuadër të Samitit të Zagrebit.
LDK-ja ka njoftuar se në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucionalë dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
“Në këtë takim kryetari Mustafa, do t’i diskutoj perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin”, ka njoftuar LDK-ja. (L.G: ‘Epoka e re’)