Mustafa: Mora garanci nga Mogherini se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

08 shkurt 2023 | 21:24

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në kohën kur është nënshkruar Asociacioni i komunave serbe, i është premtuar nga ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, se ai nuk do të kompetenca ekzekutive.

Mustafa kishte nënshkruar marrëveshjen më 2013, në kohën kur dialogun e ndërmjetësonte Bashkimi Evropian me Mogherinin.

Mustafa thotë se mori garanci që nuk do të ketë pushtet të tretë në Kosovë.

“Ka qenë që Asociacioni nuk mund të jetë pushtet i tretë në Kosovë. Nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive. Pra nuk mund të ketë kompetenca të autoritetit qëndror. Unë kam marrë zotimet e zonjës Mogherini se sipas opinionit të BE-së, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Tash a do të jetë Asociacioni një-etnik, është punë e interpretimit”, ka thënë ai në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim të…