Mustafa: Nafta në Maqedoni 1.55 euro. Mos lsho pe Albin, sa ma të larta çmimet ma shumë po të votojnë!

06 prill 2026 | 11:05

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për mosuljen e akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ndonëse çmimi i naftës ka arritur rreth 1.85 euro për litër.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Maqedoninë e Veriut, duke shkruar se atje janë ndërmarrë masa për lehtësimin e qytetarëve, ndonëse në Kosovë sa më të larta çmimet, aq më shumë, sipas tij, Qeveria Kurti votohet.

“Maqedonia, ku nafta kushton 1.55 euro, dje ka ulur akcizën për 7 cent ndërsa para dy jave ka ulur TVSh nga 18% në 10%. Qeveria e Kosovës nuk e ka ulur as akcizën as TVSh, anipse çmimi është 1.85+. Mos lsho pe Albin! Sa ma të larta çmimet qaq ma shumë po të votojnë!”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksion policor kundër narkotikëve ka çuar në arrestimin e…