Mustafa në Llap: LV-ja i ka sondazhet, LDK-ja i merr votat

03 shkurt 2021 | 17:58

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur fushatën zgjedhor në Podujevë, në një nga komunat ku për disa vite radhazi ka udhëhequr kjo parti.

Me këtë rast, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se kjo parti do të fitojë më 14 shkurt.

“Ne ia lëmë Vetëvendosjes sondazhet dhe ne do t’i marrim votat sepse ne kemi besimin e qytetarëve. E kemi qeverisur Kosovën dhe e kemi qeverisur në mënyrën më të mirë. Kemi pas besimin e qytetarëve dhe ne i besojmë atyre për këtë besim. I falënderojmë edhe për besimin që ia keni dhënë Agim Veliut këtu për kryetar të komunës, e nesër edhe kandidatin tjetër të LDK-së për kryetar komune. Se asnjëri prej nesh s’mund ta sheh Llapin pa e parë një njeri të LDK-së në krye të Podujevës, e një njeri të LDK-së në krye të Kosovës. Ne e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër. Njeri i mençur, i urtë, e që di të komunikojë me qytetarët e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Më tutje, ai ka thënë se Avdullah Hoti është njeri që di t’i zgjidhë problemet e qytetarëve e që mund të komunikojë me zyrat më të rëndësishëm të shteteve më të mëdha në vend e që është njeriu që e pruri njeriun nga Izraeli dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Isa Mustafa ka thënë se as s’duhet t’i shkojë mendja qytetarëve që të votojnë dikë tjetër, përpos LDK-së.

“Duhet të votoni kandidatët për deputetë të LDK-së, duhet të votoni kandidatin për kryeministër të LDK-së. Ky është fati i Kosovës, e ardhmja e Kosovës. Unë sot këtu s’dua t’u flas se si do të zhvillojmë ekonominë apo si ta forcojmë shtetin ligjor, apo se si do ti bëjmë reformat në arsim, se si do të zhvillojmë kulturën, sportin e si do të përkrahim rininë sepse konsideroj se në këto zgjedhje kemi probleme me të mëdha se të shtyjmë një njeri në punë, e këto probleme janë se kah po shkon Kosova. Ne kemi dallime të mëdha. Ne me LV-në dhe me ata që janë afër Vetëvendosjes kemi dallime të mëdha ideologjike, ne dallojmë shumë, prandaj ata që janë për demokraci janë me ne, ata që janë për një shtet unitar janë me LV-në. Do të mendojë qytetari i Kosovës se kë duhet ta përkrahë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shtyp më pak…