Mustafa: Në vendimmarrjet e ardhshme e gjithë LDK-ja do të jetë unike

01 prill 2020 | 08:08

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka folur me nënkryetaren Vjosa Osmani pas votimit kundër mocionit që inicioi partia e tyre kundër qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka treguar se është munduar që LDK-ja të ketë unitet dhe se vendimmarrja duhet të bëhet në bazë të konsultimeve të brendshme.  “Si kryetar i LDK-së e kam detyrë të krijoj unitet brenda LDK-së. Unë mund t’ju siguroj se gjatë kësaj periudhe kam bërë maksimumin të krijoj bashkëpunim dhe punë ekipore që vendimmarrja të rezultojë mbi bazë të konsultimeve të brendshme”, ka thënë Mustafa në Klan Kosova.

“Askush nuk i ka thirrur ata që t’iu thotë pse kanë votuar kundër, por a kanë bërë mirë apo jo, relacionin e tyre duhet ta vëmë në raport me relacionin e shumicës. Për mua me rëndësi në këtë rast është që 24 deputetë kanë votuar për. Nuk është fare e rëndësishme për mua që tre deputetë kanë votuar kundër. Kjo është logjika ime. Është logjikë e shumicës sepse demokracia respekton shumicën”. Megjithatë, Mustafa  tha se do të gjejnë mënyra që në votime të mos jenë të ndarë.

“Me Vjosa Osmanin nuk kam diskutuar sepse nuk kemi pasur rast të takohemi. Unë jam i sigurt që organet e LDK-së, në Kryesi, në Këshill të Përgjithshëm, do ta bëjmë një analizë të gjithë kësaj gjendje dhe do të përpiqemi që në të ardhmen të gjejmë rrugë që të mos ndahemi në vendimmarrje”, tha kreu i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria greke ka gati hapat konkrete për të ndihmuar mediat…