Mustafa: Nëse zhargitet gjykimi i Haki Rugovës, atëherë arrestimi u bë për qëllime politike

11 tetor 2020 | 17:32

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një konference për media, ku ishte i shoqëruar edhe nga avokati Besnik Berisha dhe Arban Abrashi, ka folur për arrestimin e kryetarit të Istogut dhe nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

Ai ka thënë se arrestimi i Haki Rugovës, nënkryetarit të këtij subjekti politik është bërë pa asnjë nevojë ligjore.

Mustafa kërkuar nga institucionet e drejtësisë që sa më shpejt të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Rugovës, duke bërë me dije se do të vërtetohet pafajësia e kryetarit të Komunës së Istogut.

“Theksoj nëse ky proces zhargitet, ne si LDK konsiderojmë se arrestimi i tij para opinionit është bërë me qëllime politike që ta dëmtojë atë personalisht dhe LDK-në që po mundohet t’i bëjë përpjekjet më të mëdha për ta qeverisur vendin”, është shprehur lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, i arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për kryerje të veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikim i dokumentit, është paraqitur të dielën në një seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore në Pejë.

Në këtë seancë, Prokuroria Themelore në Pejë propozoi masën e arrestit shtëpiak ndaj Rugovës, raporton “Epoka e re”.

Besnik Berisha, avokat i kryetarit Rugova, pas përfundimit të kësaj seance ka thënë para gazetarëve, se në këtë seancë kanë dorëzuar prova të cilat tregojnë pafajësinë e kryetarit të Komunës së Istogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eli Fara nga muzika në politikë! Si rrallëherë këngëtarja që…