Mustafa njofton ambasadorin gjerman për bisedimet me LV-në për formimin e qeverisë

05 dhjetor 2019 | 15:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarja e kësaj partie, Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kryetari Mustafa e ka falënderuar ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.

Po ashtu, kryetari Mustafa e ka njoftuar ambasadorin Heldt për rrjedhën e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.

Ndërsa ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka falënderuar kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi…