Mustafa: Nuk e përjashtojmë askënd

25 mars 2020 | 23:40

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni. Ai ka shtuar se VV ende e ka mandatarin të cilit duhet të ia mundësojë presidenti për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet. Mustafa ka shtuar se ka biseduar me të Dërguarin Special të SHBA-së, Richard Grenell.

‘’Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer. Nuk  mund të themi se nuk është pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme të bashkëpunimit’’, tha ai.

‘’Ka pasur kërkesa nga BE për heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut dhe masat e SHBA-së që për herë të parë janë marrë ndaj Kosovës dhe për herë të parë jemi ne viktima të sanksioneve dhe jo serbia që i ka bërë gjithë të këqijatndaj Kosovës. Si dhe shkarkimi i Minsitrit të punëve të brendshme dhe adminsitratës publike Agim Veliu. Nëse i keni parë sot debatet shihej se vlohej dicka nga brenda dhe nuk ishte dicka që shkonte krejtësosht në rregull. Mospajtimet ishin të thella mirë që u votua mocioni’’, shtoi ai.

Mustafa thotë se organet e brendshme të LDK-së kanë marrë vendim që të mos bashkëpunojnë me PDK-në. Ai ka shtuar se nuk kanë asnjë informatë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës. Ai për këtë thotë se ka folur me të dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në këtë bisedë Mustafa thotë se Grenell ka premtuar që SHBA-ja nuk do të imponohej. Ai ka shtuar se LDK nuk do të përkrahë marrëveshje për shkëmbim territoresh.

‘’Vendimet merren në bazë të vullnetit të brendshëm të organeve dhe nuk shkojmë asesi me PDK-në. Do kërkojmë bashkëpunim me Nismën, AAK-në dhe minoritetet’’, tha ai.

‘’Kam pasur vërejtje dhe i kam ende. Por duhet të jemi të kujdesshëm nëse arrijmë marrëveshje me AAK-në, Nismën dhe minoritet do insistojmë që asnjë prej protagonistëve të mos ketë rol të njëjtë. VV do të marrë mandatin pasi ajo është e kryer me Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëqoftëse VV nuk e bën atëherë presidenti përdor diskrecionin e tij dhe zgjedhë dikë tjetër’’, shton Mustafa.

‘’Nuk është e natyrshme që njerëzit brenda LDK-së të jenë për LDK-në dhe të votojnë në kundërshtim me vendimet e LDK-së. Natyrisht që ne flasim për vendime demokratike brenda LDK-së, por kjo tejkalon këto. Kur merret vendimi sidomos ata që mbajnë pozita të larta brenda LDK-së duhet që të i përmbahen. Nuk po themi se do të marrim masa ndaj deputetëve por do të bisedojmë që të ndalen këto praktika’’

‘’Në asnjë rast nuk përjashtohet Vjosa Osmani. Do të ulemi të bisedojmë se cilat janë arsyet që cojnë në vendime kundër. Ajo ka dhënë premtime normalisht edhe ne e mbështesim sepse ajo nuk jep premtime në vete pa partinë. Nuk e përjashtojmë askënd, nuk e përjashtojmë as Vjosën’’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, pas rrëzimit të Qeverisë…