Mustafa: Pa fuqi punëtore të kualifikuar nuk mund të presim rritje të biznesit

29 qershor 2021 | 11:49

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë “VET Summit 2021” tha se pa fuqi punëtore të kualifikuar nuk mund të pritet rritje të biznesit.

Sipas Mustafës, prodhuesit vendor sfidohen me gjetjen e një personi të kualifikuar dhe të trajnuar mirë.

Për herë të parë në Kosovë, Klubi i Prodhuesve së bashku me Fondacionin BESA janë duke organizuar Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) me qëllim të diskutimit mbi rolin kyç të arsimit dhe aftësimit profesional në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

“VET Summit 2021” është duke u mbajtur në ITP Park në Prizren.

Pjesë e samitit do të jenë forumet e diskutimit, prezantimi i shkollave të aftësimit profesional në vend dhe punëtoritë e ndryshme.

Të pranishëm do të jenë 150 kompani vendore dhe rajonale, institucionet qeveritare, ambasadorë, shoqatat e biznesit, donatorët ndërkombëtarë si dhe ekspertë me renome ndërkombëtare – për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat e tyre dhe për të parë praktikat më të mira për krijimin e një sistemi sa më të avancuar për AAP, i cili do të ndikon në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka treguar trupin e saj seksi në bikine…