
Mustafa: Për LV-në o zgjidhet Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi
07 korrik 2025
| 11:43
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se “për Lëvizjen Vetëvendosje o Albulena Haxhiu kryekuvendare, o flaka do t’i dalë këtij vendi”.
“Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, ka thënë Mustafa.
Më tutje, ai ka thënë se si ish-opozitë i konsiderojnë më të rëndësishëm qytetarët, sesa Haxhiun.