Mustafa premton përkrahje për kultivimin e mjedrës në Kosovë

08 dhjetor 13:38

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës “Mjedra e Kosovës”, kryetarin Sami Uka dhe drejtorin ekzekutiv Kujtim Lepaja.

Përfaqësuesit e shoqatës së mjedrës folën mbi sfidat e kultivuesve si dhe përcollën reagimet e komunitetit, mes të cilave atë për pagesën e subvencioneve për këtë kulturë.

Nga ana tjetër, ministri Mustafa, pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha vërejtjet, tha se ka për të vazhduar përkrahjen e Ministrisë ndaj kultivuesve të mjedrës.

Ministri Mustafa rikujtoi përfaqësuesit e kultivuesve të mjedrës se pagesa e subvencioneve për këtë kulturë po vijon. “Pas ekzekutimit të pagesës së parë, do të vijohet me ciklin e dytë të pagesës, i cili po zbatohet si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka deklaruar Mustafa.

Ministri Mustafa theksoi gjatë takimit se do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë kultivuesve të mjedrës në tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shfaqen në këtë sektor edhe në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ese, një pikë vështrim në lidhje me Gjyqësinë Kushtuese të…