Mustafa: Presidentja manipulante e paskrupullt, mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet
03 nëntor 2025
| 20:56
Ish-Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se Osmani është manipulante politike dhe se mund të pritet ndonjë “dredhi”.
“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shjeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet”, tha Isa Mustafa për Nacionale.



