Mustafa: S’ka sinjale nga LV-ja për takim
26 dhjetor 2019
| 10:22
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, para mbledhjes së sotme të Kryesisë së partisë, ka thënë se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje për një takim të mundshëm para seancës konstituive të Kuvendit.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para seancës së Kuvendi të do të kemi sinjale do ta publikojmë”, ka thënë Mustafa.