Mustafa takoi ish kongresmenin Hultgren, flasin për situatën në vend

13 maj 2019 | 16:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim ish kongresmenin Randy Hultgren.

Në këtë takim Mustafa dhe Hultgren kanë diskutuar për situatën aktuale në vend.

“Kryetari Mustafa e njoftoi z. Hultgren për qëndrimet e LDK-së karshi zhvillimeve të fundit dhe interesave të vendit. Temë qendrore e takimit ishte bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në nivel të sektorit privat, mes ShBA-ve dhe Kosovës”, është thënë në komunikatën për medie të LDK-së.

Lideri i Mustafa e ka falënderoi ish kongresmenin Hultgren për mbështetjen e vazhdueshme që Amerika i ka dhënë Kosovës në fushat e ekonomisë, arsimit, ushtrisë, sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për shtetndërtim.

Ndërkohë ish kongresmeni Hultgren ka shprehur vullnetin e ShBA-ve për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin historik mes dy shteteve tona dhe ka përgëzuar rolin konstruktiv të LDK-së në të gjitha proceset shtetformuese në Kosovë në tri dekadat e fundit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është shumë e vështirë të dallosh një foto reale…