Mustafa takon ambasadorin italian, diskutojnë për situatën politike në vend

03 shtator 2020 | 16:35

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin ka diskutuar për gjendjen politike në vend si dhe për pandeminë Covid-19.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Orlando për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, në veçanti për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit”, është thënë në njoftimin e LDK-së për medie.

Kurse, ambasadori italian ka premtuar që shteti i tij do ta mbështesë Kosovën në luftimin e pandemisë. “Ambasadori Orlando, siguroi se Italia do të punojë ngushtë me Kosovën dhe do ta mbështesë vendin për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për…