Mustafa uron kryeparlamentaren: Zgjedhja e Vjosës nxjerr në pah disponimin e deputetëve

03 shkurt 2020 | 20:22

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Vjosa Osmanin për detyrën e re të marrë sot.

Sipas Mustafës, zgjedhja e Vjosës kryeparlamentare në Kuvend nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit LDK-VV, raporton “Epoka e re”.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre. Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime!”, është shprehur Mustafa.

Për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Vjosa Osmani u votua nga 65 deputetë. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi i klimës është edhe një shans për Groenlandën. Rritet…