
Mustafa: Zgjidhjen e jep LV-ja, jo LDK-ja
13 janar 2020
| 13:29
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se përgjegjësia për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, i pari i LDK-së, ka thënë se zgjidhjen duhet ta ofrojë Lëvizja Vetëvendosje dhe jo partia të cilën ai e drejton. “Zgjidhjen e japin ata, jo ne”, ka thënë Mustafa.