Muzaqi dhe menaxhmenti i “Trepçës” nderojnë dëshmorët

22 shkurt 13:39

Enes Muzaqi U.D. i kryeshefit në ndërmarrjen “Trepça”, me rastin e tridhjetë e dy vjetorit të gresës së minatorëve të “Trepçës”, së bashku me menaxhmentin kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Artanë, Marec dhe Mramor.

No description available.

 

Muzaqi foli edhe për 32 vjetorin e grevës së minatorëve.  “Me rastin e 32 vjetorit të grevës së minatorëve,  menaxhmeti i “Trepça Sh.A”,  së bashku me menaxhmentin e Kishnicës  dhe përfaqësues të sindikatës nga Kishnica dhe Stantergu bënë homazhe tek varrezat e dëshmoreve në Artanë, Marec dhe Mramor. Greva e minatorëve dha mesazh në të gjithë Ballkanin në atë kohë, prandaj kontributi i grevistëve të asaj kohe ishte ndër kontributet e shtetësisë së Kosovës dhe marrjen e gjigantit metalurgjik “Trepça”, sot në pronësi të Kosovës”, ka thënë Muzaqi për gazetën “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka paralajmëruar…