MVP dhe pesëshja e xhiros së pestë

11 tetor 2021 | 13:38

Xhiroja e pestë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ka dhuruar ndeshje interesante.

Padyshim sfida më dramatike ishte ajo ndërmjet Sigal Prishtinës, që u vendos në sekondat e fundit. Ishte pikërisht Dachon Burke, i cili shënoi një tre pikësh, për rezultatin përfundimtar 86:83.

Por, jo vetëm kaq. Burke kishte 33 pikë, shtatë kërcime dhe katër asistime në këtë ndeshje, me indeksin e lojës 35. Dachon Burke ishte lojtari i ndeshjes dhe zgjidhet edhe i javës në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndërkohë, Top 5 lojtarët me efektshmërinë (indeksin) më të larta në xhiron e pestë ishin: Barret Benson i Golden Eagle Yllit 41, Gëzim Morina i Golden Eagle Yllit 37, Dachon Burke i Sigal Prishtinës me 35, Nick Banyard me 32 dhe Julien Lewis i Bashkimit me 30.

Mund të jetë një imazh i teksti

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "TOP 5 OF THE WEEK KOSOVA BARRET BENSON 31 PTS, 12 REB, AST, 41 EFF GEZIM MORINA 23 PTS, 15 REB, 10 AST, 37 EFF DACHON BURKE PTS, 7 REB, AST, 35 EFF AST, 30 EFF JULIEN LEWIS 22 PTS, 6 REB, BRANDON RANDOLPH 16 PTS, 15 REB, 7 AST, 26 EFF JAVA V"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarjet për t’u mbajtur n’mend ndodhin veç një herë në…