Myftiu Tërnava priti në takim delegacionin e lartë nga qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe

27 shkurt 2020 | 10:43

Kyetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin e kryesuar nga dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe njëherësh anëtar i fondacionit “Al Maktoum”.

Në mënyrë solemne përuruan projektin –ndërtesën e Këshillit të BI-së së Kamenicës.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga EBA dhe e falënderoi për vizitën duke e njohur me organizimin e BI-së së Kosovës.

Myftiu Tërnava falënderoi, përmes dr. Mirza As Saeg, qeverinë dhe popullin e EBA-së për ndihmën që i ka ofruar Kosovës gjatë dhe pas luftës si dhe për lobimin që bën EBA-ja që shteti ynë të njihet edhe më shumë në skenën ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë dhe në ata ndërkombëtarë.

Ai më pas edhe një herë shprehu qëndrimin dhe angazhimin që ka BIRK-ut që Kosova të jetë një vend i qetë, ku të gjitha komunitetet fetare të jetojnë në paqe, dashuri dhe me respekt të ndërsjellë.

“Ne shprehim konsideratën tonë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe për shtet ndërtimin e saj”, tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Myftiu Tërnava po ashtu vlerësoi lart bashkëpunimin me shtetin mik të EBA-së, duke theksuar ndihmën në shumë fusha si në jetën ekonomike, kulturore, sociale, edukative dhe për këtë ndihet falënderues dhe mirënjohës për popullin dhe për qeverinë e Emirateve që po ndihmojnë në ngritjen e infrastrukturës dhe në realizimin e shumë projekteve të BIRK-ut.

Nga ana e tij, dr. Mirza As Saeg, shef i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe( EBA) dhe anëtari i fondacionit “Al Maktoum” gjatë fjalës së tij përcolli selamet e shejh Hamdan Al Rashid i cili ka vëmendje të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj.

Ai veç të tjerash tha se Qeveria e EBA-së ka vendosur Kosovën në krye të shteteve që meriton ndihmën, me udhëzimet e EBA-së ne e shikojnë Kosovën si shtet mik dhe ndjekin nga afër situatën dhe gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova, marrëdheniet po fuqizohen, që na shikojmë me një shikim vëllazëror, ky është një fillim i vogël, premtoi se do të angazhohen edhe për projekte të tjera dhe për intensifikim të vizitave mes dy qeverive.

Ai ka theksuar se Myftiu Tërnava dhe BIRK-u gëzojnë mbështetje të madhe në qeverinë e EBA-së dhe në popullin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane fajëson atë rënie përqendrimi të skuadrës së tij…