Myftiu Tërnava u prit nga shefi i kabinetiti të ministrit të Financave në EBA

08 shkurt 2019 | 10:24

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Tërnava u prit nga Dr. Mirza As Saeg anëtar i Këshillit drejtues i fondacionit Al Maktoum, njëherit edhe shef i kabinetiti të ministrit të Financave në EBA.

Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për përkrahjen e EBA-së ofruar Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe falënderoi Qeverinë dhe popullin e këtij vendi bujar cili pa ndërprerë  po ofron përkrahje dhe ndihma për projekte të ndryshme. 

Gjithashtu Myftiu ka falendëruar ministrin e Financave të EBA-së sheikun Hamdan bin Rashed Al Mektum për përkrahjen ofruar BIRK- ut në realizimin e projekteve të ndryshme. 

Myftiu e ka ftuar Mirzën për vizitë Kosovë.

Nga ana e tij nikoqiri ka falënderuar Myftiun Tërnava për vizitën duke konfirmuar qëndrimin zyrtar të EBA-së dhe vazhdimësinë e përkrahjes së Kosovës, si dhe cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin…