Myles dhe Hajrizi: Luajmë vetëm për fitore

14 shkurt 2021 | 19:00

Divine Myles është rikthyer te Kosova dhe premton maksimumin. Ai është i lumtur që luan për “dardanët”, si amerikani i vetëm i natyralizuar.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer në Përfaqësuesen e Kosovës. Të përfaqësoj Kosovën. Po përmirësohemi nga dita në ditë. Po ndihem shumë mirë dhe shpresoj se do të fitojmë ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë”, ka thënë Myles, i cili beson se kanë gjasa të mira për t’u kualifikuar tutje. “Nuk luajmë asnjëherë për humbje, por vetëm për fitore. Kemi luajtur më parë ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë dhe i njohim. Besoj se gjasat janë të mira për të fituar”, ka deklaruar Myles.

“Dardanët” do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 shkurt) dhe Sllovakisë (20 shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B. Nëse “dardanët” shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm. Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

ORARI

Më 18 shkurt takohen:
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu

Më 20 shkurt takohen:
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Baton Haxhiu ka shpjeguar Exit Polli i cili pritet të…