“Na është ndrequr jeta”- flet djali i Isni Kilajt

10 dhjetor 2025 | 20:47

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij nga Gjykata Speciale e kanë pritë që një kohë të gjatë dhe se ndjehen të emocionuar. Blendi Kilaj, djali i Isni Kilajt thotë se me kthimin e babait në shtëpi atyre u është ndrequr jeta.

“Ka qenë një lajm që e kemi pritur shumë gjatë, na u ka ndreq jeta, jemi gëzuar shumë, por njëkohësisht shpresojmë që drejtësia të triumfojë në fund, babi është liruar me kusht”, tha ai në Tëvë1.

Ai duke treguar se Isni Kilaj është mirë me shëndet dhe tashmë është në shtëpi, ka thënë se babai i tyre u kanë thënë që është i mërzitur, “pasi ka lënë shokët atje”.

Kilaj ka thënë se për lirimi e babait nga Gjykata Speciale kanë kuptuar disa ditë më parë, por nuk e kanë ditur se ai do të kthehet në shtëpi sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është…