Nadali bie nga pozita e parë nga ranglista e ATP-së

04 shkurt 2020 | 11:02

Para se të mbyllej “Australian Open”, Rafael Nadal printe në ranglistën e përgjithshme të tenistëve me 9 985 pikë në total, duke e lënë prapa fituesin e kësaj gare, Novak Djokoviq.

Mirëpo, me përfundimin e “Australian Open” situata ka ndryshuar. Me renditjen e tanishme rekordmeni i “Roland Garros”, Nadal, parakalohet nga ‘Nole’ për afro 500 pikë në ranglistën e ATP. Toppesëshja e ATP-së mbyllet me treshen Roger Federer, Dominic Thiem dhe Daniil Medvedev. Nadali është në mesin e reketëve më të trofeshëm.

Në vitrinën e spanjollit numërojmë: 12 “French Opens”, 4 “US Opens”, 2 “Wimbeldons” dhe 1 “Australian Open”. Kujtojmë se në “Australian Open”-in e sivjetmë spanjolli nuk arriti të shkojë më larg se gjysmëfinalja, ku u mposht nga belgu Dominc Thiem.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…