Nadali dhe Halepi bëjnë ligjin në Australian Open

23 janar 2020 | 17:31

Dita e katërt e grand slamit të Australian Openit në tenis është mbyllur me fitoret e Rafael Nadalit dhe Simona Halepit.

Spanjolli, numri një në botë për meshkuj, fitoi 3-0 (6-3, 7-6, 6-1) ndaj Federico Delbonis. Ndeshje me rivalitet vetëm në setin e dytë, pasi në pjesën tjetër loja u komandua nga Nadali, që avancon në raundin e tretë. Një biletë për në raundin e tretë siguruan edhe zvicerani Stanislas Wawrinka (3-2 ndaj Andreas Seppi) dhe australiani Nick Kyrgios (3-1 ndaj Gilles Simon).

Te femrat ish-numri 1 në botë, tenistja rumune Simona Halep, arriti fitore 2-0 (6-2, 6-4) ndaj Harriet Dart. Ndeshje e dominuar dhe fituar me lehtësi nga Halepi, që avancon më tej. Në raundin e tretë janë kualifikuar edhe italiania Camila Giorgi, holandezja Kiki Bertens si dhe Anett Kontaveit e Estonisë. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës nga sot do ketë mundësi më…