Nadali nuk merr pjesë në Mastersin e Montecarlos

04 prill 2023 | 14:35

Rafa Nadal nuk do të luajë në Mastersin e Montecarlos me spanjollin që lajmërimin e dha vetë në “Twitter”. Rafa është ende duke u marrë me rikuperimin nga dëmtimet e shumta që e kanë prekur, pothuajse në të njëjtën kohë mes fundit të 2022 dhe fillimit të 2023.

Sidomos i fundit, një tërheqje në muskujt e sipërm të këmbës së majtë, që e kishte ndalur në Australian Open kur mbronte titullin. “Nuk ndihem ende gati”, shkruan Nadal.  “Më duhet të humbas një prej turneve më të rëndësishëm të karrierës”. Në Principatë Nadal, 14 herë kampion i Roland Garros, ka ngritur trofeun plot 11 herë por nuk e fiton më që nga 2018.

“Do të vazhdoj të përgatitem, preferoj ta jetoj jetën ditë pas dite dhe do të kthehem kur gjërat të jenë tamam ashtu siç duhet. Nuk do të doja të rrezikoja gjërat”, kishte deklaruar Rafa pak më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti dhe lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),…