Nafta 1.91 euro, Miftaraj: Pushteti as që e kupton, udhëtojnë me makina zyrtare pa pare
05 prill 2026
| 15:30
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi, ka thënë se pushteti “as që e kupton” peshën e shtrenjtimit të naftës ngase ata udhëtojnë me makina zyrtare “pa lekë.”
Për çmimin e regjistruar sot deri në 1 euro e 91 cent, Miftaraj ka ironizuar se “mbase nuk është edhe shumë shtrenjtë.”
“Nafta 1 euro e 91 cent mbase nuk është dhe shumë shtrenjtë. Që për shembull këta me vetura zyrtare as që e kuptojnë ose din se sa kushton nafta se e kanë pa lekë. Mimoza Kusari a udhëton me makinë private apo me makinë zyrtare? Ose Kurti? Apo kjo armata e ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve të qeverisë?”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.



