
Nafta në shifra rekord, ndërkohë që Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte
Nafta në Shqipëri po arrin shifra rekord.
Kryeministri Edi Rama, duket se nuk e ka ende një zgjidhje dhe duket se këtë rritje po ia faturon luftës në Ukrainë.
Sot një litër naftë kushton 270 lekë, shifër kjo e rritur katër herë brenda pak ditësh.
Vetëm një javë më parë ajo shitej 192 lekë, duke bërë që çmimi i saj të rritej me 30 %.
Rusia ka dhënë urdhër të mos eksportojë më naftë për disa vende, e ndërkohë SHBA po kërkon aleatë në shtete të tjera.
Venezuela ka dhënë sot dakortësinë për të eksportuar naftë në disa shtete.
Por pse në vendin tonë çmimi u rrit kaq herët, kur dihet se Shqipëri renditet ndër të parat në Europë për rezervat e naftës.
Konkretisht Shqipëria përllogaritet të ketë 0,2 Gbbl ose thënë ndryshe 200 milion fuqi nafte.
Por pavarsisht kësaj vendi ynë e blen naftënn me shtrenjtë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian.
Vende si Gjermania apo Holanda, janë shumë më poshtë Shqipërisë për rezerva nafte.
Ndërkohë vendi ynë në shifra është në barazim me Spanjën e cila po ashtu përllogaritet të ketë 0.2 Gbbl, naftë rezerva, shkruan ABC News.
Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.
Krahas shtrenjtimit të naftës në bursa, që arriti të mërkurën mbi 130 dollarë për fuçi, nga 90 dollarë në dhjetor, nafta është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i dollarit në vend, që është monedha më të cilin blihet ky produkt.
Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më tepër për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milionë euro me shumë./allnews.al