Nafta sot në Kosovë 1.88 euro për litër, benzina 1.46 euro

07 prill 2026 | 11:50

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se bazuar në vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal për datën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë: – Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.88 € për litër; – Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.46 € për litër; – Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.74 € për litër.

MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit.

Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit, Naim Qelaj dhe Avokati i Popullit të…