Naftëtarët kërkojnë uljen e çmimit të kalibrimit nga 26 euro në 10 euro

16 qershor 2020 | 14:25

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi që të anulohen udhëzimet administrative për naftëtarët, pasi ato sipas tyre janë diskriminuese.

Kryetari i shoqatës Fadil Berjani, ka deklaruar se udhëzimi Administrativ për Shërbimet në Meteorologji, është diskriminues, sepse çmimi i kalibrimit për një pikë rrjedhëse/pishtole ka qenë 10 euro, ndërsa me udhëzimin e ri është bërë 26 euro.

Berjani theksoi se këtë çmim nuk do ta pranojnë naftëtarët, pasi si i tillë është enorm i shtrenjtë ku një pikë karburanti mund të kushton kalibrim deri 900 euro. “Udhëzimi Administrativ nr.06/2019 për pastrimin e rezervuarëve është diskriminues dhe është bërë për interesa personale klanore, ku parashihet pastrimi i rezervuarëve çdo tri vjet, ku çmimi për të pastruar një rezervuar është mbi 600 euro, ku pikat e karburantit në Kosovë i kanë përafërsisht 4000 rezervuarë, ndërsa ky udhëzim është në kundërshtim me të gjitha standardet e BE-së. Në BE pastrimi i rezervuarëve bëhet prej 10 deri 15 vjet”, ka deklaruar Berjani.

Ai po ashtu, ka bërë të ditur se shoqata do të kërkojnë takim edhe me kryeministrin Hoti për rregullimin e sektorit të naftës ku ky sektor është kontribuues më i madh i arkës së shtetit. /KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i shoqëruar nga…