Nagavci: Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi që të zgjedhim presidentin e t’i shmangim zgjedhjet

27 prill 2026 | 19:48

Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme për Presidentin,  Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj do të bëjë deri në fund përpjekje “për të shmangur zgjedhjet”.

“Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi dhe shpresojmë që vendi të bëhet me president”, tha Nagavci.

Ajo e vlerësoi si hap drejt shmangies së zgjedhjeve tërheqjen e dy kandidaturave të LVV’së.

Pak para përfundimit të seancës, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mullhaxha Kollçaku u tërhoqën zyrtarisht nga kandidaturat.

Thirrja e kësaj seance erdhi një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Opozita e bojkotoi atë.

Në rast se nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në DPT te Fidani në…