
Nagavci: Kemi trajnuar mbi 700 edukatorë në shkollat e Kosovës
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marr pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri”.
Me këtë rast, ajo ka njoftuar se përmes një bashkëpunimi me Caritas-in janë trajnuar 700 edukatorë.
“Bashkëpunimi me Caritas-in ka mundësuar trajnimin e më shumë se 700 edukatorëve në shkollat e Kosovës. Dhe, me anë të bashkëpunimi me Institutin Pedagogjik të Kosovës, me drejtoritë komunale dhe Fakultetin e Edukimit po punohet që t’u ofrohen shkathtësi dhe kompetenca të nevojshme edukatorëve që t’ua zhvillojmë edukimin e hershëm fëmijëve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe krijimin e hapësirave për fëmijë”, është shprehur ajo.
Kurse drejtori i Caritasit në Kosovë, ka thënë se është i lumtur për këtë bashkëpunim.
“Moto e kësaj ngjarje është ‘Vnoma Veshin’ që në vërtetë edukimi i hershëm të ketë vëmendjen e merituar pasi ky e edukimin ka një ndikim të madh në jetën e një individi”, është shprehur ai.
Në anën tjetër, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka njoftuar se nga ky bashkëpunim, kryeqyteti ka përfituar që 15 shkolla të pajisen me klasa për parafillorët si dhe janë trajnuar 100 edukatorë.